Tematike
31% më shumë kërkesa azili se në qershor por 5% më pak se para një viti
Kur të krahasohet numri i kërkesave për azil, të ardhura në korrik të vitit 2019 me atë të korrikut të vitit 2018, na del një ulje prej 5 për qind
Në Zvicër vazhdon prej vitesh trendi i rënies së numrit të kërkesave për azil. Megjithatë, gjatë korrikut të këtij viti, në këtë vend janë bërë gjithsej 1311 kërkesa për azil, një shifër kjo që është për 31 për qind më e lartë se ajo e muajit qershor.
Por, sipas një komunikate të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM), numri i kërkesave për azil, i regjistruar në qershor kishte qenë jashtëzakonisht i ulët, ose rreth 30 për qind më i ulët se ai i qershorit të vitit 2018. Kur të krahasohet numri i kërkesave për azil, të ardhura në korrik të vitit 2019 me atë të korrikut të vitit 2018, na del një ulje prej 5 për qind.
Sikurse edhe në muajt e kaluar, më së shumti kërkesa për azil, gjatë korrikut kanë bërë personat nga Eritrea (289), transmeton albinfo.ch. Pas tyre vijnë shtetasit e Turqisë (154), ata të Afganistanit 135), të Sirisë (113) dhe të Algjerisë 84.
Gjatë korrikut, Zvicrën e kanë lëshuar në mënyrë të kontrolluar 574 azilkërkues. Zvicra gjatë muajit në fjalë ka kërkuar nga shtetet tjera, anëtare të Marrëveshjes së Berlinit që ato të pranojnë 385 persona ndërsa ato kanë pranuar vetëm 193 persona nga kjo kategori.
Ndryshe, që nga fillimi i vitit 2019, në Zvicër kanë kërkuar azil 8340 persona.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim