Shkurt.ch
Gjatë majit, 60 % më shumë azilkërkues se në prill!
Gjatë muajit maj këtë vit është shënuar një rritje e madhe e numrit të azilkërkuesve në Zvicër. Plot 31 për qind më shumë të huaj kanë kërkuar azil në krahasim me majin e vitit të kaluar, njofton Sekretariati Federal për Migracion (SEM) në një komunikatë të tij të lëshuar sot. Numri i përgjithshëm i refugjatëve që kanë kërkuar azil gjatë majit ka qenë 2203 veta.
Ndërkaq rritja është edhe më e madhe po u krahasua me muajin prill. Pra, një muaj më parë në Zvicër kishin kërkuar azil 60 për qind me pak të huaj se në maj. Sikurse edhe deri tash, më së shumti azilkërkues ka pasur nga Eritrea. Pas tyre vijnë ata nga Somalia, Sri Lanka, Afganistani dhe Siria.
Kështu, nga Eritrea kanë kërkuar azil 807 persona, numër që është për 575 më i madh se një muaj më parë. Nga Somalia janë paraqitur 179 kërkesa për azil, nga Sri Lanka 141, nga Afganistani 110, nga Siria 105 etj.
Nga Shqipëria, sipas SEM, gjatë muajit maj kanë kërkuar azil në Zvicër 39 persona. Kësaj radhe në statistikë nuk ka zënë vend numri i kosovarëve që eventualisht mund të kenë kërkuar azil në Zvicër.
Arsyeja kryesore e rritjes së numrit të azilkërkuesve gjatë majit lidhet me numrin në rritje të krizave që po vazhdojnë me vite në vendet e përmendura, thuhet në komunikatën e publikuar nga SEM. Arsye plotësuese ka qenë fakti se me përmirësimin e motit më shumë njerëz kanë marrë guximin për t`u nisur nga zonat e krizës drejt Evropës.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus Rrugët e qytetit të vjetër të Aaraut do të jenë plotësisht të lira nga trafiku i...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’