Lajme
31 % më pak emigrantë në vitin 2020 për shkak të pandemisë
Kjo është rënia më e madhe që nga fundi i Luftërave Ballkanike në vitet 1990. Në Zvicër rënia është më e vogël se në vendet tjera të OECD
Imigrimi në vendet e OECD ka rënë për rreth një të tretën në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronës. Me rreth vetëm 3.7 milionë njerëz të ardhur në këto shtete, migrimi i përhershëm ishte në nivelin më të ulët që nga viti 2003, shkruan srf.ch.
Megjithatë, në Zvicër, rënia ishte më e ulët se kudo tjetër.
Kështu, në Zvicër, për shembull, numri i kërkesave të reja për azil ka rënë për 22.5 për qind në krahasim me vetëm një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa rënia në vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ishte 31 për qind, sipas njoftimit të lëshuar nga OECD.
Kjo është rënia më e madhe që nga fundi i Luftërave Ballkanike në vitet 1990.
Fakti që ulja e shkallës së migracionit në Zvicër është më i ulët se në vendet e tjera të OECD-së, ka të bëjë me lëvizjen e lirë të njerëzve, kontingjent ky që përbën një pjesë të madhe të migracionit zviceran, shpjegon eksperti i migracionit në kuadër të OECD-së, Thomas Liebig në prezantimin e studimit më të ri për migracionin.
Si rezultat, në Zvicër, kufizimet e shkaktuara nga Corona, kanë pasur një ndikim më të vogël.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit