Bota
306 miliardë dollarë janë dëmet nga katastrofat natyrore në botë
Se sa e madhe është kjo sasi parash tregon krahasimi në vijim: viteve të fundit dëmet e shkaktuara nga katastrofat natyrore kanë arritur mesatarisht në 190 miliardë dollarë në vit
Dëmet që janë shkaktuar gjatë vitit të kaluar nga katastrofat natyrore në gjithë botën radhiten ndër më të mëdhatë të të gjitha kohëve. Kështu, viti 2017 për kompanitë e sigurimit konsiderohet si i treti për nga dëmet që është dashur të mbuloheshin nga to, që nga fillimi i mbajtjes së shënimeve për mbulimin e dëmeve, shkruan srf.ch.
Kompania zvicerane e risigurimit, Swiss re ka përllogaritur se kompanive botërore të sigurimit dëmet në fjalë do t`u kushtojnë rreth 136 miliardë dollarë amerikanë., transmeton albinfo.ch, Kjo shumë ka të bëjë me dëmet e siguruara.
Dëmet më të mëdha ekonomike konsiderohet se i ka shkaktuar seria e stuhive të fuqishme që goditën në gjysmën e dytë të vitit SHBA-në dhe Karibikun.
Ndërkaq dëmet e përgjithshme të shkaktuara nga katastrofat natyrpre llogariten të jenë rreth 306 miliardë dollarë. Dhe kjo shumë, sigurisht, nuk është e gjitha e siguruar. Se sa e madhe është kjo sasi parash tregon krahasimi në vijim: viteve të fundit dëmet e shkaktuara nga katastrofat natyrore kanë arritur mesatarisht në 190 miliardë dollarë në vit.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?