Lajme
300 milionë të infektuar me COVID në gjithë botën
Numri i infeksioneve globale me COVID ka kaluar shifrën 300 milionë. U desh më shumë se një vit për të arritur shifrën 100 milionë dhe vetëm pesë muaj për 100 milionëshin e fundit të të infektuarve, ndërsa bota përballet me variantin shumë ngjitës Omicron.
Profesionistët e shëndetësisë dhe pacientët e Londrës janë goditur rëndë nga varianti Omicron, duke bërë që qeveria të dërgojë 200 pjesëtarë të ushtrisë, përfshirë 40 mjekë, në spitalet e qytetit.
Kritikët e Shërbimit Shëndetësor të vendit thonë se përhapja masive e Omicronit po ekspozon të metat e sistemit mjekësor të vendit.
Guvernatori i Virxhinias Perëndimore në Shtetet e Bashkuara tha të enjten se për shkak të variantit Omicron, ai po kërkon autorizim nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të ofruar një dozë të katërt të vaksinës COVID për banorët 50 vjeç e lart në shtetin e tij.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një variant i ri i koronavirusit, i zbuluar së fundmi në Francë, nuk përbën arsye për shqetësim aktualisht.
Shkencëtarët e një fondacioni mjekësor në Marsejë thonë se e zbuluan variantin e ri në dhjetor te 12 pacientë që banojnë pranë këtij qyteti. Pacienti i parë rezultoi pozitiv pasi udhëtoi në Kamerun të Afrikës.
Studiuesit thanë se kanë identifikuar 46 mutacione në variantin e ri, të cilat mund ta bëjnë atë më rezistent ndaj vaksinave dhe më ngjitës se koronavirusi origjinal./VOA
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit