Integrimi
3 vjet e 9 muaj burg për Kreshnik B.
Procesi kundër kosovarit ka qenë procesi i parë i mbajtur në Gjermani kundër një pjesëtari të IS-it
Kreshnik B., një i ri 20 vjeçar i lindur në Gjermani dhe me prejardhje nga Kosova është dënuar dje nga Gjykata e Lartë e Landit në Frankfurt me vuajtje dënimi prej 3 vjet e 9 muaj burg. Dënimi i është shqiptuar për veprën penale anëtarësim në një grupim terrorist të huaj.
Në verën e vitit 2013 Kreshniku i ishte bashkuar grupit xhihadist të Shtetit Islamik (IS) në Siri, ndërsa në dhjetor të po atij viti ai ishte kthyer në Gjermani ku ishte arrestuar në Aeroportin e Frankfurtit.
Procesi kundër kosovarit ka qenë procesi i parë i mbajtur në Gjermani kundër një pjesëtari të IS-it. Për shkak të moshës, Kreshnik B. është dënuar me një masë ndëshkuese për të mitur.
Duke i shqiptuar dënimin, kryetari i trupit gjykues ka theksuar se gjykata e sheh ende rrezikun që Kreshnik B. të joshet nga predikuesit e urrejtjes. Megjithatë, ai nuk është dënuar për qëndrimin e tij por për veprimet.
Trupi gjykues ka ardhur në konstatimin se i riu kishte marrë pjesë në luftime, por ai vetë ka këmbëngulur se nuk ka shtënë në njerëz.
Si pala e akuzës ashtu edhe ajo e mbrojtjes janë treguar të kënaqur me masën e dënimit. Sipas prokurorit, ky dënim “dërgon një sinjal domethënës”, shkruan diewelt.de. Por ai ka shtuar se Kreshniku është sërish në rrezik që të bjerë nën ndikimin e qarqeve të gabuara”. Në padinë e bërë ishte kërkuar një dënim pej 4 vitesh burg.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë