Shkurt.ch

3.5 kilometra, flamuri më i madh gjerman, vepër e bujkut nga Bangladeshi

Atë e ka qepur një fshatar nga Bangladeshi, në shenjë mirënjohjeje për mjekët gjermanë që e kanë kuruar

Mirënjohja për mjekët gjermanë të cilët e kishin shëruar nga sëmundja e veshkave ka bërë bujkun nga Bangladeshi të qepë flamurin më të madh gjerman në botë. 3500 metra i gjatë dhe 1.5 metër i gjerë është ky flamur trengjyrësh në trajtë shiriti, për të cilin bujkut Amjad Hussain i janë dashur tetë vjet punë për ta përfunduar.

Kur e ka filluar projektin e tij ka qenë Kampionati Botëror i Futbollit, vitit 2006 i cili qe mbajtur në Gjermani.

Për të realizuar projektin e tij ambicioz, fshatarit nga Bangladeshi i është dashur të shiste një arë të veten, shkruan bild.de. Flamurin gjigant që kushton rreth 1500 euro, ai së bashku me ata që e kanë ndihmuar, e ka shpalosur në një stadium lokal. Këtë e ka bërë vetëm një ditë para ndeshjes së finales së botërorit në mes të Gjermanisë dhe Argjentinës Hussain, u mor vesh, e dëshiron fitoren e Gjermanisë. “Së paku 2:0”, është pritja e tij.