Shqipëria

29 persona arrestohen pas protestave të opozitës në Tiranë

29 persona janë arrestuar nga policia shqiptare për shkak të veprimeve të dhunshme karshi institucioneve shtetërore, për dhunë ndaj zyrtarëve policorë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të ejtën para parlamentit. 

Këto arrestime janë bërë në bazë të pamjeve filmike si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. 6 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, përcjell albinfo.ch

Në mesin e të arrestuarve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi si organizator i protestës. Policia njoftoi se po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.