Kosova
285 raste të reja me Covid janë regjistruar në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.196 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 65.350, nga 277.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.558 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 123 raste, Gjakovë 22 raste, Pejë 22 raste, Podujevë 17 raste, Vushtrri 12 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Rahovec 9 raste, Gjilan 8 raste, Viti 7 raste, Deçan 5 raste, Prizren 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë dhe Skenderaj.
E-Diaspora
-
Si do të votojnë shqiptarët në Amerikë? Derisa kanë mbetur më pak se tre javë nga dita e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit...
-
Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkruan deklaratën e anëtarësimit në “Sky Shield” Zvicra është vendi i 15-të që i bashkohet nismës evropiane të mbrojtjes ajrore. Shefi zviceran i...
-
Mbi 60% e zviceranëve mbështesin reformën për financimin e shërbimeve shëndetësore
-
Sa ka ndryshuar tregu i punës në Zvicër?
-
Studimi: Zviceranët janë në favor të zgjerimit të rrugëve
-
Bernë: Këshilli Bashkiak jep sinjalet e para pro pilot-projektit për të ardhurat e pakushtëzuara