Turizëm
28 qendra shëndetësore në zonat turistike në Shqipëri

Një ndër ankesat që kanë pasur turistët në Shqipëri ka qenë mungesa e qendrave shëndetësore në zonat turistike, transmeton albinfo.ch.
Por, nga ky vit kjo nuk do të jetë problem, pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hapur 28 qendra shëndetësore verore, që do të ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orën në 7 ditë të javës pranë zonave turistike.
Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se qendrat tashmë janë pajisur me barnat dhe materialet mjekësore bazë për rastet e urgjencave mjekësore.
“Janë 132 mjekë dhe infermierë të trajnuar për çdo emergjencë, të cilët do të ofrojnë shërbim të specializuar në 28 qendrat verore, të cilat janë pajisur me të gjitha barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të mbuluar sëmundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore”, theksoi Manastirliu.
Video
E-Diaspora
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran Është arrestuar autori i dyshuar, një 41-vjeçar zviceran....
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
-
Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Trump ndryshon mendje për tarifat, Zvicra po përdor aftësinë e saj për një marrëveshje Indeksi i Tregut Zviceran (SMI) ka filluar të rimëkëmbet sot pas kthesës befasuese të tarifave tregtare...
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë