Lajme

2,723 persona lënë spitalin në 24 orët e fundit në Itali

Italia regjistron sot numrin rekord të pacientëve të shëruar gjatë 24 orëve të fundit e numrin më të lartë të reduktimit të rasteve pozitive me Covid 19.

Italia ka dhe pak ditë kohë për nisjen e fazës 2 të luftës kundër pandemisë Covid 19, e cila do të nisë pas datës 4 maj e në bazë të një plani me linja homogjene që do të respektojë veçantitë, nevojat e problematikat e çdo rajoni e province.

Por kjo fazë e re do të ketë si rregull themelor respektimin e sigurisë e mbrojtjes personale të çdo individi me përdorimin e maskave të detyrueshëm, të dorezave e të distancës sociale deri sa të ketë një vaksinë kundër Covid 19.

Analiza e të dhënave të ditës së sotme me gjithë numrin e lartë të viktimave e të të infektuarve sjellin një konfirmim të përmirësimit të kurbës së pandemisë.

“Shumë shtete do të vendosen përballë një zgjedhje të vështirë, të shpëtojnë pacientët nga koronavirusi, apo të shpëtojnë të varfrit nga uria”, vijon Husain.