Kosova
27 turbina të energjisë me erë në Bajgorë, investim nga Gjermania
Një projekt për gjenerim të energjisë nga era me kapacitet prej 105 megavatesh, do të nisë në fshatin Selac të Mitrovicës së Jugut.
Projekti do të realizohet nga kompania “Sowi Kosovo”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Felix Cornelius, përfaqësues i kompanisë, tha se pjesë e këtij bashkëpunimi u bënë 7 vende të ndryshme të botës, të cilët gjetën mënyrën për ta bërë projektin të suksesshëm.
“Miqësia, besimi, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ndërmarrësia janë pjesë esenciale për mua. Gjetëm mënyrën për suksesin e këtij projekti. Tani në këtë projekt janë pjesë vendet e ndryshme, si Kosova, Gjermania, Austria, Sllovenia, Izraeli e SHBA-ja në bashkëpunim ndërkombëtar”, ka thënë Cornelius.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se ky projekt është sinjali që mund të dëshmojë se gjërat funksionojnë në Kosovë.
“Ky është sinjali më me vend në kohën e duhur dhe të dëshmohet se gjërat mund të funksionojnë dhe të bëhen në Kosovë. Kemi të bëjmë me një përpjekje familjare. Me këtë të arritur, duhet të theksohet se kemi të bëjmë me investimin e parë sipas legjislacionit të ri”, ka thënë Heldt.
Se ky projekt do të ketë sukses, u shpreh i bindur edhe kryetari Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Derisa drejtori i KOSTT-it, Ilir Shala, theksoi se ky investim do të bëjë që Kosova të jetë sa më afër BE-së, shkruan reporteri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta veprimtari shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri, ndërroi jetë të mërkurën, më...
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
Jeta në Zvicër
-
Edhe një kanton i Zvicrës synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshme Kantoni i Valais ndalon cigaret elektronike të njëpërdorshme për arsye të rinisë dhe mbrojtjes së mjedisit....
-
Një pjesë e ujit të Biel-it i ndotur nga bakteret fekale
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit
-
Takimi i samitit në Bernë për të diskutuar marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së