Shqipëria
27 studentë shqiptarë, me certifikata në shkollën e mbështetur nga Zvicra
Një grup prej 27 të rinjsh që janë udhëheqës politikë, aktivistë civilë dhe nëpunës publikë, u diplomuan me sukses nga Akademia e Studimeve Politike
Të 27 të diplomuarit përfunduan një cikël studimi njëvjeçar, i cili përfshin leksione, vizita studimore dhe hulumtime që fokusohen te qeverisja e mirë dhe reformat e rëndësishme të vendit.
Zv. kryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi, Ambasadori zviceran në Tiranë, Adrian Maître dhe kreu i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Jutta Gützkoë, shpërndanë certifikatat dhe uruan pjesëmarrësit në këtë çast të rëndësishëm, transmeton albinfo.ch.
Programi i shkollës është i veçantë, duke qenë se ai mbledh përfaqësues nga forca të ndryshme politike si dhe vendimmarrës, autoritete vendore dhe aktivistë civilë me synim shkëmbim përvojash, lehtësimin e dialogut dhe krijimin e ideve të reja.
Zv. kryetarja Vasilika Hysi i ftoi të diplomuarit të ofrojnë ekspertizën e tyre në komisionet parlamentare dhe në axhendën e integrimit të Shqipërisë. “Është në interesin e vendit dhe të Parlamentit të Shqipërisë që të gjithë ju të diplomuarit e Akademisë të kontribuoni me ekspertizë në strukturat e Parlamentit për kapitujt e integrimit si dhe për proceste e konsultimit”, tha zj. Hysi.
Ambasadori zviceran, Adrian Maître, inkurajoi të sapodiplomuarit që të ndajnë dhe të promovojnë vlerat e udhëheqjes së ndryshimit, dialogut dhe hapjes. “Ndryshimi pozitiv vjen nga agjentët e ndryshimit dhe këta janë individë dhe grupe me vlera, ide të reja dhe vision. Gjithashtu, me kurajë dhe guzim që këto vlera, ide dhe vizione t’i nxjerrin në pah dhe t’i zbatojnë. Unë sot shoh këtu 27 agjentë ndryshimi”, deklaroi ambasadori Maître.
Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Jutta Gützkow, theksoi rolin e rëndësishëm që luan Akademia dhe rrjeti i saj i të diplomuarve në transmetimin e vlerave të Këshillit të Europës në Shqipëri. “Në ditët ë sotme demokracitë Europiane janë përballë shumë kërcënimeve dhe është me e rëndësishme se kurrë që të forcojmë shoqëri demokratike të bazuara në kulturën politike të pluralizmit, tolerancës dhe dialogut”, tha ajo.
Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike, Erjon Tase, falënderoi Këshillin e Europës dhe Qeverinë e Zvicrës për mbështetjen e tyre. “Shoqëria shqiptare ka nevojë për dialog politik dhe besim për një të ardhme më të mirë. Të diplomuarit e Akademisë janë një shembull pozitiv dhe sjellin shpresë për ata të rinj të zhgënjyer, të cilët duan të largohen nga Shqipëria”.
I diplomuari Admir Malaj ndau me të pranishmit historinë e tij të suksesit se si një fushatë katërvjeçare dhe aktivizmi civil së bashku me studentë të Farmacisë arritën ratifikimin nga Shqipëria të Konventës së Këshillit të Europës për sigurinë farmaceutike “Pharmacopeia”.
Ceremonia vazhdoi me festimin vjetor të rrjetit të të diplomuarve.
Akademia e Studimeve Politike nisi në Shqipëri më 2007, si pjesë e rrjetit të 21 shkollave nga Këshilli i Europës në demokracitë e sapodala të Europës Qendrore dhe Juglindore.
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) mbështet Akademinë si pjesë e programit të qeverisjes demokratike në Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra