Kuriozitete

27 muaj, në 3 minuta: Ura më e gjatë në Evropë

Ndërtimi i urës që lidh Krimenë me kontinentin rus zgjati 27 muaj dhe është 19 km e gjatë. Projekti është ndërtuar nga disa mijëra punëtorë dhe është ura më e gjatë në Evropë.

Ura e Krimesë u hap në fillim të javës së kaluar dhe makinat po lëvizin nëpër të, përcjell albinfo.ch.

Video më poshtë tregon gjithë periudhën e ndërtimit të kësaj kryevepre arkitekturore në 3 minuta.

Edhe pse ura tashmë është në funksion, projekti ende nuk ka përfunduar. Pjesa e dytë e ndërtimit përfshin lidhjen me hekurudhën, e cila do të jetë gati vitin e ardhshëm.