Newsletter

27 mijë kosovarë marrin ndihma sociale në Gjermani

Siç raporton gazeta “Bild”, numri total i të huajve që marrin ndihmë sociale është mbi 1.5 milionë, e cila shifër për 170.000 persona është më e madhe sesa ishte në vitin e shkuar.

Rreth 27 mijë kosovarë marrin ndihma sociale në Gjermani. Këto të dhëna janë bërë publike nga Instituti Gjerman për Punësim, me ç’rast në vendet e ish-Jugosllavisë sa i përket numrit të personave që janë në asistencë sociale prinë Serbia me 55 mijë sish, raporton ‘Deutche Welle’, përcjell albinfo.ch.

Ndërkaq, siç raporton gazeta “Bild”, numri total i të huajve që marrin ndihmë sociale është mbi 1.5 milionë, e cila shifër është për 170.000 persona më e madhe sesa ishte në vitin e shkuar.

Sipas këtyre të dhënave, numri i gjermanëve që marrin këto lloj ndihmash është në rënie, kurse i të huajve në rritje, me ç’rast në vendin e parë renditen turqit dhe sirianët.