Shqipëria

263 milionë lekë për ish-të dënuarit politikë gjatë komunizmit

Ministria e Financave e Shqipërisë ka ndarë një fond prej 260 milionë lekësh për pagesën e dëmshpërblimit të ish-të burgosurve politikë.

Përfituesit janë 142 ish-të dënuar të kategorisë parësore dhe pagesat e dëmshpërblimit janë miratuar me një vendim të posaçëm e Këshillit të Ministrit, përcjell albinfo.ch.

Qeveria e Shqipërisë urdhëron Ministrinë e Financave që shuma e llogaritur të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2017, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.

Të parat në listë janë gratë e ish-të dënuara që jetojnë me  pension të ulët. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë personat ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Për kategorinë e katërt me prioritet kanë personat ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç.