Kosova

257 raste të reja dhe tri viktima nga Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë konfirmuar 257 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës. Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes”, njofton MSH.