CH-Ballkani
U ndanë çmimet “Ambasadori i Kombit” dhe “Shqiponja e Artë”
Tri çmime "Ambasadori i Kombit" dhe 15 të tjera "Shqiponja e Artë" u janë dorëzuar po kaq personaliteteve ose grupimeve a shoqatave për kontributin e tyre të madh kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve
Orkestri (banda) muzikor i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, rojat e nderit me të gjitha ceremonitë shtetërore janë angazhuar në kuadrin e mbrëmjes gala të Samitit të Dytë të Diasporës, të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në një atmosferë të tillë spektakli, janë ndarë çmimet për arritje të veçanta në diasporë, që jepen në kuadrin e Samitit të Dytë të diasporës që po mbahet në Tiranë, shkruan albinfo.ch nga Tirana. Tri çmime “Ambasadori i Kombit” dhe 15 të tjera “Shqiponja e Artë” u janë dorëzuar po kaq personaliteteve ose grupimeve a shoqatave për kontributin e tyre të madh kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Tri çmimet e para u janë ndarë Brikena Muharremit, themeluese e Odës së Avokatëve Shqiptarë në Britani të Madhe, Mark Gjonaj, asambleist i Nju Jorkut dhe Avni Dervishi, konsulent për politika të jashtme.
Me çmimin “Shqiponja e artë” me motivacione të ndryshme, janë vlerësuar 15 pjesëtarë tjerë të shquar të mërgatës shqiptare. Mes tyre edhe Ragip Xhaka,babai i futbollistëve të njohur Gramit e Taulant Xhaka, Ermina Përlaskaj, deputete në Parlamentin e Kroacisë, Ekrem Bardha, afarist i njohur në SHBA etj.
Gjatë spektaklit, një fjalë e ka mbajtur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndërsa ministri i diasporës, Pandeli Majko ka ndarë çmimet “AMbasadori Kombit”.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën