Lajme
250.000 vende pune të lira në Zvicër
Pothuajse një çerek milioni vende pune janë të lira në Zvicër. Shumica janë në infermieri dhe ndërtimtari por edhe sektorë tjerë ofrojnë shumë vende pune
Qindra mijë vende pune janë të disponueshme aktualisht në Zvicër. Ky është konstatimi i platformës për punë “x28 AG” në raportin e saj “Jobradar” të publikuar të hënën, transmeton albinfo.ch. Platforma në fjalë ka regjistruar 246,942 vende të lira pune të hapura në tremujorin e parë të 2022.
Sipas listës së sektorëve, punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor janë veçanërisht të kërkuar (13,698), shkruan agjencia e lajmeve sda. Më pas vjen sektori i ndërtimit (12,585) dhe më pas ai is hitjes me pakicë, sektori i IT dhe ai i hotelierisë , secili me mbi 11,000 vende të lira pune.
Coop po kërkon dëshpërimisht staf
Nëse krahasohen kompanitë veç e veç, shitësi me pakicë Coop me 2278 është duke kërkuar me të madhe dëshpërim staf të ri, transmeton albinfo.ch. Sipas “Jobradar”, banka e madhe Credit Suisse, që kërkon 789 dhe qyteti i Cyrihut 586 punëtorë gjithashtu kanë një kërkesë të lartë për punonjës.
Shumica e vendeve të punës mund të gjenden në kantonin e Cyrihut, gjithsej 55,942. Cyrihu ndiqet nga Berna (40,787). Gjithashtu ka shumë vende të lira në kantonin Aargau (17,448) dhe në kantonin e St. Gallenit (16,117).
Kompania e personelit x28 përdor të ashtuquajturin “web merimangë” për të vlerësuar të gjitha shpalljet e punës që gjenden në portalet e punës dhe faqet e internetit të kompanive në mes të çdo tremujori.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














