Tematike

25-vjetori i Qendrës së Kulturës dhe Kongresit të Lucernit

Për të shënuar 25-vjetorin e Qendrës së Kulturës dhe Kongresit të Lucernit, arkitekti Jean Nouvel u kthye sot në ndërtesën që ai projektoi.

Për arkitektin Jean Nouvel, KKL është një ndërtesë e veçantë. Sipas tij, Qendra e kulturës dhe kongreseve ishte “fëmija i tij i parë ndërkombëtar”.

25 vjet më parë, më 18 gusht 1998, u hap salla e koncerteve të KKL-së, e njohur për akustikën e saj. Në mars të vitit 2000 e gjithë ndërtesa, e cila përfshin salla të tjera, muzeun e artit dhe restorantet, u përurua.

Në projektin e tij origjinal, Nouvel kishte planifikuar një sallë koncertesh që do të ngrihej në liqen si një anije. Në vend të kësaj, ai e çoi ujin në ndërtesë me kanale.

Nga jashtë bie në sy çatia e madhe e KKL-së, 100 metra me 100 metra, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.

Në total, ndërtimi i KKL Lucerne kushtoi 226.5 milionë CHF, 32.5 milionë CHF më shumë se sa ishte planifikuar.