Shqipëria
25 vjet nga hapja e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri
Zvicra është donatori i tretë më i madh bilateral në Shqipëri. Qeveria zvicerane filloi të mbështesë Shqipërinë në fillim të viteve 1990 duke ofruar ndihmë humanitare
Ky vit shënon 25 vjet që nga hapja e Ambasadës së Zvicrës në shtator 1992 në Tiranë. Në kuadër të këtij përvjetori, në Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri u zhvillua një veprimtari me diskutime dhe përshëndetje nga diplomatë dhe qeveritarë nga të dy vendet, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.
Veprimtaria u përqendrua në 25 vjet të prezencës zvicerane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim në Shqipëri dhe u vlerësuan marrëdhëniet zvicerane-shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori zviceran, Graf theksoi lidhjet e forta midis Zvicrës dhe Shqipërisë dhe progresin e Shqipërisë gjatë këtyre viteve. “Shqipëria është përfshirë në një agjendë reforme dinamike dhe është e përkushtuar për të ecur përpara. Kjo është një arsye, dhe një arsye e mirë që Zvicra vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, theksoi ambasadori, përcjell albinfo.ch.
Dy ish-diplomatë zviceranë, Christian Schmed, zëvendës shef i misionit për periudhën 1992-1997 dhe Francis Cousin, ambasadori zviceran nga 2000-2002 ndanë me audiencën kujtimet dhe përvojat e tyre duke konfirmuar përparimin e shpejtë të Shqipërisë.
Veprimtaria vazhdoi me diskutimet e panelit mbi arritjet dhe sfidat e Bashkëpunimit Zviceran gjatë këtyre 25 viteve.
“Sot rreth 250,000 banorë të Zvicrës kanë lidhje me zonën shqip-folëse. Këto lidhje njerëzore kanë shtruar rrugën për zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, u shpreh Nicolas Brühl, ndihmës sekretar i shtetit i departamentit federal për Punët e Jashtme
Zvicra është donatori i tretë më i madh bilateral në Shqipëri. Qeveria zvicerane filloi të mbështesë Shqipërinë në fillim të viteve 1990 duke ofruar ndihmë humanitare. Që nga hapja e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Tiranë më 1997, Zvicra po mbështet tranzicionin e Shqipërisë me një program në rritje të vazhdueshme në katër fusha të ndryshme me më shumë se 20 milionë franga në vit.
Gjatë festimit, dueti i muzikantëve Timorosso luajti Alphorn, një instrument muzikor tradicional zviceran dhe, Roland Tasho prezantoi një ekspozitë fotografike me shembuj të suksesshëm të zviceranëve që jetojnë në Shqipëri, si dhe shqiptarëve që jetojnë në Zvicër.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh Dielli dhe bora e freskët tërhoqën tifozë të shumtë të sporteve dimërore në vendpushimet e skive...
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?