Kosova

25 korrik – Gjilan, ekspozita e artistëve nga diaspora “Ekzistenca 2”

Më 25 korrik, në Gjilan do të organizohet edicioni i dytë i ekspozitës “Ekzistenca 2”.

Ekspozita grupore me artistë nga diaspora bashkë me artistë mbarëkombëtarë do të zhvillohet nën kurimin e Magbule Xhemailit, transmeton albinfo.ch.

“Për nder të kontributit të vazhdueshëm të diasporës sonë, fillova ta ndërtoj konceptin kuratorial për këtë ekspozitë të përbashkët grupore me tematikë ”Motiv nga vendlindja”,  me artistë nga diaspora e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe artistë nga hapësirat ku jetojnë shqiptarët”, ka thënë Xhemaili.

Tutje bëhet e ditur se qëllimi i kësaj ekspozite është të ndërtohet një urë lidhëse bashkëpunimi mes artistëve nga të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët.

“Në një kohë kur diaspora jonë ndihet veçanërisht e lidhur me origjinën dhe trashëgiminë e saj, kjo ekspozitë përfaqëson një rast të veçantë për të festuar dhe për të promovuar trashëgiminë tonë kulturore dhe artistike”, thuhet tutje në njoftim.

Lista e artistëve nga diaspora e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut:

  • Abdusamed DUSSI Sadriji – Zvicër / Gjilan
  • Ali Sinani – Zvicër / Gostivar
  • Arjeta Mala – Holandë / Pejë
  • Bardh – I rafet Jonuzi – T. Austri / Preshevë/ Sarajevo/ BiH
  • Bedrije Hamiti – Zvicër / Gjilan
  • Fatgzona Maliqi – Zvicër / Gjilan
  • Fatos Bylykbashi – Gjermani / Korçë
  • Fitore Alisdottir- Berisha / Islandë / Prishtinë
  • Gani Bytyçi – Zvicër / Ferizaj
  • Ilir STILI – Francë / Ferizaj
  • Jetmira Kraja – Itali / Shkodër
  • Nexhmedin Junuzi – Zvicër / Preshevë
  • R. C. Anaider – Gjenevë / Tiranë
  • Urim Berisha – Zvicër / Dardanë
  • Valerijana Krasniqi – Zvicër / Pejë
  • Vanesa Lika – Zvicër / Zhenevë
  • Visar Kryeziu- Zvicër / Gjilan
  • Zeqirja Rexhepi – Kanadë /Gjilan
  • Zhaklinë Bislimi – Zvicër / Gjilan

Artistët nga hapësirat mbarëkombëtare:

  • Agron Ujkashi – Ulqin
  • Bilal Nikezi – Ulqin
  • Edin Kapllani – Ulqin
  • Mersiha Resulbegoviç Mavriç – Ulqin
  • Vahida Nimanbegu – Ulqin
  • Adriana Puleshi – Tiranë
  • Agron Polovina – Berat
  • Arben Kristani – Durrës
  • Fatmir Juka – Shkodër
  • Ikbale Kalaja Bushati – Shkodër
  • Jona Dividi – Tiranë
  • Zaim Elezi – Tiranë
  • Afërdita Kiki – Shkup
  • Akime Nasufi Rexhepi – Kumanovë
  • Dali Alili – Kumanovë
  • Avni Islami – Ferizaj
  • Bedri Haziraj – Drenas
  • Bujar Jakupi – Gjilan
  • Demush R. Avdimetaj – Prishtinë
  • Jalldëze Mustafa – Gjilan
  • Lindita Mehmeti – Gjilan
  • Magbule Xhemaili – Gjilan
  • Shqipe Kamberi – Prishtinë
  • Tafil Peci Boletini – Mitrovicë
  • Zymer Mulliqi – Pejë