Kosova

24 të arrestuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit.

Në raportin e përmbledhur të policisë nuk janë dhënë shumë detaje por thuhet se disa janë arrestuar për armbajtje pa leje narkotik e rraje, transmeton albinfo.ch.

Në një rast policia përmend se një i dyshuari  është arrestuar pasi që i njëjti gjatë vizitës së djalit të tij, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. “Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa në një rast tjetër në Prishtinë një person është arrestuar për shantazh dhe  keqpërdorim seksual. “I dyshuari gjatë arrestimit ka tentuar të arratiset me ç’rast gjatë futjes nën kontroll të personit, lëndime trupore kanë pësuar tre zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia.