Shkurt.ch

24 të arrestuar ballkanikë për lojëra ilegale fati dhe punë pa leje

Krahas shefit, një shtetas 33 vjeçar Maqedonise, janë arrestuar 4 meshkuj dhe 19 femra, nga Maqedonia, Bullgaria, Algjeria dhe Serbia me dyshimin për punë në të zezë dhe qëndrim ilegal në Zvicër

Një aksion në stil të gjerë i Policisë Kantonale të Cyrihut në disa lokale ku luhen lojëra ilegale të fatit ka rezultuar me arrestimin e 24 personave. Në një klub në Wetzikon të Cyrihut janë sekuestruar dy automatë ilegalë për lojëra fati si dhe 10 mijë fanga para. Menaxheri i lokalit, një shtetas 33 vjeçar i Maqedonisë duhet të përgjigjet për ushtrimin e veprimtarisë së ndaluar me lojëra ilegale të fatit si dhe për punësimin e një numri personash pa leje pune.

Siç bën më tutje të ditur policia në një komunikatë të saj, përveç lokaleve janë bastisur edhe disa banesa në Uster dhe Schwerzenbach që viheshin ne lidhje me lokalet e dyshimta, transmeton albinfo.ch njoftimin e policisë. Me këtë rast janë arrestuar 4 meshkuj dhe 19 femra, nga Maqedonia, Bullgaria, Algjeria dhe Serbia me dyshimin për punë në të zezë dhe qëndrim ilegal në Zvicër.

Vetëm pak ditë më parë, Policia Kantoanle e Cyrihut në një regjion tjetër të ketij kantoni pati zhvilluar bastisje në një numër lokalesh të shqiptarëve, duke arrestuar po ashtu një numër personash për punë dhe qëndrim ilegal në Zvicër