Lajme

24 kantone zvicerane, në favor të mandatit të negociatave me BE-në

Një shumicë e madhe e kantoneve janë në favor të mandatit të negociatave të Këshillit Federal me Bashkimin Evropian (BE). Vetëm kantoni Schwyz është kundër, dhe kantoni Nidwalden abstenoi nga votimi, transmeton albinfo.ch.

Kjo u bë e ditur nga Konferenca e Qeverive Kantonale në një konferencë për media në Bernë të premten, teksa kantonet mirëpritën synimin e Këshillit Federal për të hyrë në bisedime dhe për të përfshirë kantonet në negociata.

“Drafti i Këshillit Federal është në përputhje me qëndrimin e kantoneve”, tha Presidenti i Konferencës së Qeverive Kantonale, Markus Dieth, president i qeverisë kantonale të Aargaut. Qëllimi është të sigurohet prosperitet i qëndrueshëm në Zvicër, shkruan swissinfo.

Synimi i Këshillit Federal dhe Komisionit Evropian është të fillojnë negociatat në mars.