Kosova

232 persona të shëruar në Kosovë

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e tridhjetë e dy (232) raste,

Mbrëmë, më 28 prill 2020, është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se janë shëruar edhe tridhjetë e një (31) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së, ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e tridhjetë e dy (232) raste, shkruan albinfo.ch.

E veçanta e kësaj date ishte se numri i të shëruarve ishte dyfish më shumë se sa numri i të prekurve, që këta të fundit vetëm dhjetë prej tyre u bë e ditur se janë prekur.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2 janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan), dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec. /Albinfo.ch