Shqipëria
23 të arrestuar për protestën në “Rrugën e Kombit”
"Më 31 mars në Rrugën e Kombit, pranë Tunelit te Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë te automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat..."
23 persona janë arrestuar, ndërsa për 36 të tjerë është dhënë urdhër për ndalim, pas protestës kundër tarifës në “Rrugën e Kombit”. Të arrestuarit, janë marrë nga policia me maska, rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës.
“Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 31 mars në Rrugën e Kombit, pranë Tunelit te Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë te automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë”, thuhet në njoftimin e policisë. Personat që janë shpallur në kërkim janë:
-R.K, 23 vjeç, banues në Kukës. R.O, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës. F.O, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës. Sh.S, 60 vjeç, banues në Kukës. Z.M, 48 vjeç, banues në Kukës. A.D, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës. Xh.G, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës. A.A, 28 vjeç, banues në Kukës. E.M, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës. E.C, 39 vjeç, banues në Kukës. L.R, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës. Sh.T, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës. Xh. H, 51 vjeç, banues në Kukës. Sh.T, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës. V. L, 31 vjeç, banues në Kukës.
L.U, 33 vjeç, banues në Kukës. E.O, 25 vjeç, banues në Kukës. A.A, 21 vjeç, banues në Kukës. F.H, 33 vjeç, banues në Kukës. S.T, 33 vjeç, banues në Kukës. L.P, 60 vjeç, banues në Kukës. Sh.V, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës. A.H, 49 vjeç, banues në Kukës. Të gjithë të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik