Kosova
22 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s
Kosova feston çlirimin
Kosova feston 22-vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh kundër pozicioneve të ushtrisë serbe, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës. Aleanca e atlantikut të veriut i dha fund luftës gati dyvjeçare midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese serbe, përcjell albinfo.ch.
Trupat e NATO-s hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare ndërmjet popullsisë shqiptare kryengritëse, organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake e policore serbe.
Bombardimet e NATO-s kundër Serbisë nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë. NATO e ndali sulmin më 10 qershor të vitit ’99 dhe i dha fund regjimit të Sllobodan Milosheviçit në Kosovë, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Pas bombave të hedhura nga forcat aleate për njëmbëdhjetë javë rresht, Serbia u detyrua t’i japë fund spastrimit etnik dhe t’i largojë forcat policore dhe ushtarake nga Kosova, duke mundësuar kështu, kthimin e mbi 800 mijë refugjatëve kosovarë në vendlindje, përkohësisht të strehuar e të mirëpritur në Shqipëri, Maqedoni dhe në vende të ndryshme të botës.
Sot, Dita e Çlirimit dhe Paqes në Kosovë u shënua me më pak veprimtari të ndryshme festive e përkujtimore, se sa në vitet e tjera për shkak të panemisë.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Kryetar i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, vendosën kurora lulesh ne pllakat përkujtimore e ushtarëve të NATO-s.
Po ashtu, gjatë ditës së sotëme kishte edhe një protestë nga OVL-UÇK për shkak të, siç thonë ata, fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe si përkrahje ndaj çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












