Kosova

22 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.

Në total numri i rasteve aktive është 633.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.