Lajme
2,176,036 udhëtarë më 2021, përmes aeroportit të Prishtinës

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” bëri të ditur se viti 2021 u përmbyllë me 2,176,036 udhëtarë, shkruan albinfo.ch.
Numri i fluturimeve ka qenë më i madh gjatë muajve verorë (korrik-gusht) dhe po ashtu në muajin dhjetor kanë qenë 1500 fluturime, me afro 200 mijë pasagjerë.
Theksohet se mërgimtarët nga Zvicra prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa, shkruan albinfo.ch.
Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë nga aeroporti e Prishtinës mbetet Zvicra, me qytetet e saj, si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva, më pas vjen Gjermania, me qytete si Dyseldorf, Shtutgarti, Mynihu dhe Berlini, e kështu me radhë.
Mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.
Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran Identiteti zviceran i markës do të përforcohet më tej nga një investim prej 65 milionë CHF...
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës
-
Sondazhi: Dy të tretat e kundërshtojnë blerjen e F-35
-
Studimi tregon lidhjen mes arsimit dhe shëndetit oral zviceran
-
Fshati zviceran pa dyqan, ofrohet mundësi vetë-shërbimi