Shkurt.ch

2014-a, vit rekord për prodhimin e qumështit

Në vitin e kaluar, 2014 në Zvicër është prodhuar sasia më e madhe e qumështit dhe e djathit se kurrë ndonjëherë më parë. Siç bën të ditur TSM Treuhand, gjatë vitit 2014 në krahasim me vitin pararendës numri i fermave prodhuese të qumështit ka rënë në 22600 ose është zvogëluar për 900 sish. Kjo ka […]

Në vitin e kaluar, 2014 në Zvicër është prodhuar sasia më e madhe e qumështit dhe e djathit se kurrë ndonjëherë më parë. Siç bën të ditur TSM Treuhand, gjatë vitit 2014 në krahasim me vitin pararendës numri i fermave prodhuese të qumështit ka rënë në 22600 ose është zvogëluar për 900 sish.

Kjo ka bërë që mesatarja e dorëzimit të qumështit për njësi prodhimi të ketë një rritje.

Sasia e përgjithshme e qumështit të prodhuar ka qenë 3.5 milionë tonë. Ndërsa sasia e djathit, që po ashtu ka qenë rekorde, ka arritur në 185.000 tonë.

TSM Treuhand merret me regjistrimin dhe vlerësimin e qumështit dhe të prodhimeve të tij në Zvicër