Lajme
200,000 francezë protestojnë kundër pasaportës shëndetësore dhe vaksinimit të detyrueshëm
Demonstrata më e madhe është zhvilluar para "Moulin Rouge" të Parisit. Disa protestues kanë hedhur objekte drejt policisë ndërsa policët janë përgjigjur me gaz lotsjellës
Pas një jave, francezët do të lejohen të hyjnë në restorante vetëm nëse mund të dëshmojnë se janë vaksinuar, shëruar ose kanë rezultat negativ të testit.
Shumica e qytetarëve janë pro këtij hapi të qeverisë. Mirëpo, rreth 204,000 njerëz kanë protestuar të shtunën kundër tij, raportojnë mediat franceze.
Në të gjithë Francën, dhjetëra mijëra veta kanë dalë në rrugë kundër vendimit të planifikuar të qeverisë për pasaportën e koronës, transmeton albinfo.ch. Në mbarë vendin vlerësohet se kishte rreth 204,000 protestues.
Demonstrata më e madhe është zhvilluar para “Moulin Rouge” në veri të Parisit. Disa protestues kanë hedhur objekte drejt policisë. Ndërsa policët janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Një protestues kishte gjak në kokë. Ndërkaq, mediat kanë raportuar për tre policë të plagosur. Në Bastille, policia ka përdorur një top uji.
Infeksionet e reja janë rritur për shkak të variantit Delta
Megjithatë, shumica e pjesëmarrësve kanë treguar sjellje paqësore. Ata kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër pasaportës së Koronës, e cila tashmë ishte miratuar nga parlamenti. Pa këtë pasaportë nuk do të ketë më qasje në restorante dhe shumë ambiente të tjera, duke filluar nga 9 gushti.
Ajo u lëshohet njerëzve të vaksinuar, atyre të shëruar nga Corona dhe njerëzve që kanë një test negativ. Ligji gjithashtu kërkon që deri në mes të shtatorit të vaksinohen të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor .
Qeveria i referohet rritjes së mprehtë të numrit të infeksioneve të reja si pasojë e variantit delta. Të premten kishte më shumë se 24,000 infeksione të reja pas disa mijërave sa ishin në fillim të korrikut.
52 përqind e popullsisë, e vaksinuar
Sipas sondazheve, shumica e francezëve mbështesin pasaportën në fjal. Por, kundërshtarët pikërisht për këtë janë edhe më këmbëngulës, duke demonstruar për fundjavën e tretë radhazi. Të shtunën ata ishin mbledhur nën sloganin “Liri”.
Ndërkohë, qeveria ka njoftuar se shpallja për pasaportën e koronës kishte bërë që shumë njerëz të pavaksinuar të regjistroheshin për t`u vaksinuar, transmeton albinfo.ch. Në Francë, më shumë se 52 përqind e popullsisë tani janë të vaksinuar. Rreth 112,000 njerëz kanë vdekur nga korona që nga fillimi i pandemisë.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë