Lajme
Zvicër: 200 viktima në trafikun rrugor në vitin 2021: 27 më pak se një vit më parë
Në vitin 2021, në Zvicër kanë humbur jetën në aksidente trafiku, 200 persona. Po gjatë kësaj periudhe, 3933 veta kanë pësuar lëndime të rënda

Në vitin 2021, 200 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në Zvicër. Zyra Federale e Rrugëve (Astra) në statistikat e saj të aksidenteve të trafikut ka regjistruar 3933 që kanë pësuar lëndime të rënda në rrugë, transmeton albinfo.ch.
Kështu, numri i viktimave është për 27 më i ulët se në vitin 2020. Nga ana tjetër, 60 persona më tepër kanë pësuar lëndime të rënda, në krahasim me një vit më parë.
65 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në vetura (71, një vit më parë), përcjell albinfo.ch. 738 kanë marrë lëndime të rënda ndërsa në vitin 2020 kishte 50 të lënduar rëndë, më pak.
Numri i viktimave në aksidentet me motoçikletaka rënë nga 52 në 47. Ndërsa numri i aksidenteve të rënda me viktima ose lëndime të rënda të personave midis 55 dhe 64 vjeç ka pësuar po ashtu rënie.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë Numri i të papunëve në Kosovë gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2024 ka...
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Edhe bursa zvicerane nën kërcënimin e rënies Pas dy ditëve me humbje të mëdha javën e kaluar, bursa zvicerane po përballet sërish me...
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore