Kosova
200 persona janë testuar dhe liruar nga karantina në Qendrën e Studentëve
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, në detyrë, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se mbi 500 persona janë të vendosur në konvikte, prej të cilëve janë testuar 200, që më pastaj janë liruar për në shtëpi.
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, në detyrë, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se karantinimi në Qendrën e Studentëve është duke funksionuar mirë.
Ai ka bërë të ditur se mbi 500 persona janë të vendosur në konvikte, prej të cilëve janë testuar 200, që më pastaj janë liruar për në shtëpi.
“Kushtet në karantinë mund të mos ishin nga më të mirat, ditët e para mund të kishin qenë edhe të vështira – mësuam në vështirësi – por karantinimi po funksionon. Mbi 500 qytetarë tanë janë vendosur aty. Janë ushqyer, përkujdesur e trajtuar me kapacitetet e një shteti që aq sa ka jep – por jep gjithçka. Janë testuar dyqind prej tyre, të gjithë janë liruar për në shtëpi. Qindra të tjerë do të kthehen gradualisht e do të vendosen aty njëtrajtësisht”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se karantina ka ndihmuar shumë në mospërhapjen e koronavirusit.
“Të testuarit pozitiv, 3 sosh, për shkak të karantinimit nuk kanë kontaktuar askënd. As brenda as jashtë. Sa për krahasim, vetëm një qytetar pozitiv në një qytezë Kosove ka nisur zinxhirin pozitiv tek mbi 50 të tjerë. Pa karantinë do të kishim shpërthim. Me karantinë kemi edhe kontroll edhe kthim në shtëpi”, thekson ai.
Ai ka falënderuar qytetarët që kanë qëndruar aty, shërbyesit, policët e të gjithë vullnetarët për punën e tyre.
“Për këtë duhet falënderuar të gjithë. Qytetarët që me durim qëndrojnë aty; por mbi të gjitha shërbyesit e qendrës, të shëndetësisë, policët, ushtarët e vullnetarët që kanë bërë të vlejë i gjithë ky angazhim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve