Bota
20 vjetori i ndërhyrjes gjermane në Luftën e Kosovës, që ndaloi krimet e Milloshevicit
Lufta në Kosovë shpërtheu në 28 shkurt 1998, pas një aksioni të policëve serbe në fshatin Likoshan ku u vranë dhjetëra persona. Gjermania ishte ndër mbështetësit kryesorë të UÇK-së dhe kjo falë vendimit të kancelarit Helmut Kohl dhe votimit të Bundestahut në 16 tetor, shkruan albinfo.ch.
Gjatë 1998/1999 krahas luftës vijonin bisedimet mes shqiptarëve, serbëve dhe komunitetit ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme mes palëve. Ngadalë perëndimorët e kuptuan se me regjimin e Slobodan Miloshevicit zgjidhja ishte e pamundur dhe pikërisht kjo ishte arsyeja e kthesës nga pala gjermane, shkruan “Die Zeit”.
Amerikanët ju dhanë 15 minuta kohë gjermanëve të vendosnin për Kosovën
12 tetor 1998. Schröder dhe Fischer ndodhen rrugës për në zyrën e Kancelarit. Uashingtoni kërkonte përgjigje urgjente nga Boni. “15 minuta,” kujton Joschka Fischer gjatë momentit të luftimeve, “duheshte të vendosnim mes Luftës dhe Paqes.” “Pse duheshte pikërisht tani t’i përgjigjeshim kësaj pyetje,” kujton Fischer akoma edhe sot.
Përpara se të takonte kancelarin Kohl (që kishte humbur zgjedhjet dhe pritej brenda dy javësh të ndodhte ndryshimi i pushteteve) Gerhard Schröder dhe Fischer vendosën për një “PO” të shpejtë. Pa mandatin e OKB.
Ishte e habitshme sesi erdhi kërkesa amerikane ndaj qeverisë gjermane që ishte një koalicion mes të majtëve liberalë dhe të Gjelbërve thuajse “pacifistë”. Akti i fundit zyrtar i kabinetit Kohl, pas vizitës nga Schröder dhe Fischer në SHBA: “Po” ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, pa mandatin e OKB. Katër ditë më vonë, 16 tetor 1998, vendimin e zyrtarizoi edhe Bundestagu gjerman. 500 vota “për”, 62 “kundër” dhe 18 “abstenime”. Kjo u bë e qartë për qeverinë e ardhshme liberale gjermane: nuk mundeshin ndryshe nëse kërkonin të qeverisnin.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’