Portrete të firmave
20 vjet shembull suksesi me kompaninë “ACL GROUP” në Zvicër
Nisi me numër të vogël punëtorësh, tani ka qindra sish. Një shembull suksesi në sektorin e ndërtimeve, në Zvicër është “ACL GROUP”. Kompania e ndërtimit dhe e investimit në patundshmëri, e cila udhëhiqet nga Labinot Haxhaj, ka mbushur 20 vjet të ekzistencës së suksesshme
Kompania “ACL GROUP”, që ka filluar aktivitetin me kompaninë “HAXHAJ”, festoi 20-vjetorin e punës së saj në Zvicër. Tashmë kjo kompani ka brenda në pronësi edhe kompaninë e mirënjohur “PROBAT GROUP”, që ka vepruar në Zvicër që nga viti 1972, pastaj kompaninë tjetër “BATI-PLUS, si dhe kompaninë fillestare, “HAXHAJ”.
Të pranishëm në pritjen jubilare të organizuar nga kompania “ACL GROUP” në Aigle të Kantonit Vaud ishin përfaqësuesit zviceranë të kantoneve dhe të komunave, përfshirë edhe Këshilltarin e Shtetit të Kantonit Vaud, Frédéric Borloz.
Në fjalimin e tij, zoti Borloz e vlerësoi lart punën dhe angazhimin profesional të Labinot Haxhajt dhe kompanive të tij, që si i ri, para 20 vjetëve, e nisi rrugën e vështirë të punës, aktivitetit biznesor, përshtatjes dhe integrimit të suksesshëm në Zvicër, të një mërgimtari shqiptar nga Kosova.
Shembull jo vetëm i suksesit afarist, por edhe i integrimit
Zoti Borloz theksoi se Labinot Haxhaj me udhëheqjen e kompanive të tij është shembull jo vetëm për suksesin e një biznesmeni, por është shembull edhe i një afaristi që ka ditur të përshtatet dhe të integrohet në tregun zviceran në një konkurrencë në nivel ndërkombëtar.
Ndërkaq, në fjalën e rastit, drejtori gjeneral i kompanisë “ACL GROUP”, Labinot Haxhaj, u shpreh se është falënderues i përjetshëm ndaj shoqërisë dhe shtetit të Zvicrës që në radhë të parë e ka strehuar si refugjat, e më vonë i ka mundësuar që të përparojë në punë dhe aktivitete afariste. Haxhaj nuk harroi pa e përmendur edhe kontributin e përgjithshëm të popullit dhe shtetit të Zvicrës ndaj çështjes së Kosovës përgjatë të gjitha proceseve historike dhe politike.
Po ashtu, Haxhaj e falënderoi edhe mbarë komunitetin shqiptar për mbështetjen dhe përkrahjen e parezervë që kanë dhënë në realizimin e shumë projekteve të “ACL GROUP”.
Për dy ditë rresht kompania “ACL GROUP” festoi duke i mbledhur bashkë miqtë, bashkëpunëtorët, partnerët e biznesit, për t`i falënderuar dhe vlerësuar për kontributin e tyre në rrugëtimin e gjatë e të suksesshëm që nga hapat e parë të Labinot Haxhajt. Në mesin e shumë të ftuarve në këtë jubile kishte edhe miq e mysafirë nga Kosova.
Më 2003, kur “ACL GROUP” hapi dyert, Labinot Haxhaj nisi punën me numër të vogël punëtorësh, tani numëron qindra sish.
Investitor me peshë në kantonet Vaud dhe Valais
Si themelues i grupit “ACL GROUP”, Labinoti rrëfen për suksesin e tij, pa i harruar rrënjët e tij shqiptare nga Kosova. Personalitetet zvicerane të rajonit të Vaudit dhe Valais-it në fjalët e tyre të rastit e përmenden se shembulli i Labinot Haxhajt dhe kompanitë e udhëhequra nga ai e ka ngritur vëmendjen për komunitetin shqiptar në Zvicër, që me punë të palodhshme, përkushtim, sinqeritet dhe bashkëpunim mbërrin që nga pozita e një emigranti të zhvillohet në subjekt të rëndësishëm afarist, që kontribuon së pari në hapjen e qindra e mijëra vendeve të punës, që kontribuon në zhvillimin dhe ndërtimin e projekteve të rëndësishëm publike dhe private në shtetin e Zvicrës, për të mbërritur të bëhet promotor i zhvillimit ekonomik dhe një prej investitorëve të rëndësishëm të patundshmërive në kantonin e Valais-it dhe të Vaud-it.
“Punuam shumë dhe me vullnet të madh krijuam ekipe profesionale dhe falë punës dhe angazhimit tonë të përbashkët, kemi arritur që sot emri i kompanive tona të ketë një respekt të madh kudo. Gjatë këtyre 20 vjetëve kemi përfunduar me sukses punën në mijëra vendpunishte”, thotë 43-vjeçari Haxhaj para qindra mysafirëve, shumica e të cilëve ishin ndërmarrës dhe partnerë.
Kompania “ACL GROUP” që është vazhdim i kompanisë fillestare “HAXHAJ” tashmë i ka qindra punonjës. Kjo kompani ka ngritur një biznes të nivelit zviceran që ka përjetuar zgjerim dhe rritje të qëndrueshme dhe ka plane ambicioze për të ardhmen e saj.
“Me durim, përkushtim dhe maturi punën e filluam në Lozanë, duke vazhduar në të gjithë kantonet frankofone, si Vaud, Valais, Geneve e Fribourg.
Pas 5 vjetësh, aktiviteti ynë u rrit dhe u zgjerua edhe në sektorin e shallonit. Nga bashkëpunimi si nënkontraktues krijuam partneritet të qëndrueshëm, e besa edhe i zhvilluam raportet në rrafshin personal, si miq e dashamirë.
Meritat i takojnë edhe familjes
“Falë punës së palodhshme të të gjithë punëtorëve dhe ndihmës së parezervë të partnerëve tanë, arritëm që shtëpisë sonë të madhe t’i bashkohen edhe firmat PROBAT GROUP e BATI-PLUS, namin e të cilave e njeh i gjithe regjioni Chablais. Pa dyshim se rol të madh në këtë rrugëtim ka luajtur edhe familja ime. Unë kam fatin që jam pjesëtar i një familjeje, në të cilën rëndësi të madhe ka nderi dhe fjala e dhënë. Jam fëmijë i një nëne që çdo herë më ka bekuar, dhe i një babai të urtë e punëtor. Jam rritur me modesti, por i përkundur në dashurinë e harmoninë e prindërve të mi. Andaj çdo sukses timin ia dedikoj gruas sime, fëmijëve të mi, nënës e babës tim, vëllezërve të mi, e sidosmos vëllait Cenit, i cili më ndihmoi në fillimet e para të kompanisë, pastaj bashkëpunëtorëve të mi: ACL -SOFIE HAXHAJ, PROBAT GROUP-Yvan Audemars, BATI-PLUS-Philippe Udressy, HAXHAJ-Burim Haxhaj dhe pa e harruar asnjëherë tashmë të ndjerin Christophe Bosi e familjen e gjerë BOSI”, u shpreh Labinot Haxhaj.
Kompania “ACL GROUP” ka qenë dhe është bartëse dhe përkrahëse financiare e shumë aktiviteteve humanitare në Zvicër, në Kosovë dhe më gjerë. “Unë jam rritur në frymën e një familjeje që vlerëson se suksesi është më meritor kur ndahet edhe me të tjerët. Nuk është e tepërt të përmend që kompania jonë përkrah dhe sponozoron ndër të tjerash klube të ndryshme, si: klubet e futbollit të Aigles, Bex, klubin e bashketbollit në Monthey etj.
20-vjetori, pikë fillimi drejt fazës së ardhshme
Po ashtu me një vullnet të madh kemi ndihmuar dhe inkurajuar shoqata të ndryshme të këtij rajoni. Në vendlindje kemi financuar ndërtimin e shtëpive të familjeve në nevojë, kemi sponsorizuar nxënës e studentë për mbarëvajtjen e shkollimit të tyre, jemi munduar të jemi krah dhe përkrahës i atyre që kanë nevojë”, u shpreh drejtori gjeneral, Haxhaj. Duke folur para mysafirëve shqiptaro-zviceranë për përvjetorin dhe për të ardhmen, Haxhaj e konsideroi 20-vjetorin “jo si një pikë mbërritjeje, por si një pikë fillimi drejt fazës së ardhshme”.
“Kompania jonë, tashmë me një rrugë të sigurt drejt të ardhmes, po punon në zhvillimin e metodave të ndryshme për përgatitjen dhe rekrutimin e kuadrove të reja. Shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të rinjtë të bëhen pjesë e familjes sonë. Jeni të mirëseardhur që të bëni punë praktike e të përfitoni nga përvoja e punës me stafin tonë profesional”, thotë Haxhaj.
Ndërkaq, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e Labinotit, Sofie Haxhaj, duke u prononcuar për Albinfo.ch u shpreh se nuk ka qenë e lehtë të jetë afariste dhe nënë, por që me përkushtimin e një nëne shqiptare ka arritur t’i lindë e t’i rritë tre fëmijë, dhe njëherësh të jetë krah i djathtë i bashkëshortit në zgjerimin e aktiviteteve të kompanisë.
Kompania “ACL GROUP” me seli në Aigle të Zvicrës vepron në sektorin e ndërtimit dhe në sektorin e patundshmërisë, ku tashmë është duke i realizuar dhjetëra projekte investive në banimin kolektiv në shumë vendbanime zvicerane. Po ashtu, “ACL GROUP” nuk është ndalur vetëm në Zvicër. Duke mos e harruar rëndësinë e investimit për familjen e gjerë, Labinot Haxhaj me kompaninë familjare “ACL GROUP” vepron fuqishëm me projekte të rëndësishme investive në fushën e ndërtimit dhe të patundshmërive në Prishtinë e Fushë-Kosovë.
Drejtori gjeneral i kompanisë, Labinot Haxhaj, njoftoi se tashmë janë duke i shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit me afaristë zviceranë në realizimin e disa projekteve madhore në zonën e kryeqytetit në Kosovë, në bashkëpunim me kompaninë familjare “ACL GROUP” në Prishtinë.
Investime të rëndësishme, edhe në Kosovë
“ACL GROUP” nuk është ndalur vetëm në Zvicër. Duke mos e harruar rëndësinë e investimit për familjen e gjerë, Labinot Haxhaj me kompaninë familjare “ACL GROUP” vepron fuqishëm me projekte të rëndësishme investive në fushën e ndërtimit dhe të patundshmërive në Prishtinë e Fushë-Kosovë. Haxhaj njofton se tashmë janë duke i shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit me afaristë zviceranë në realizimin e disa projekteve madhore në zonën e kryeqytetit në Kosovë, në bashkëpunim me kompaninë familjare “ACL GROUP” në Prishtinë.
Foto: Fiona Murtaj
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve