Kosova
20 vjet pasi ka kryer një vrasje në Zvicër, kosovarit i jepet leja e qëndrimit
"Ai ka një vend pune dhe gruaja e tij nuk varet më nga mirëqenia sociale. Prandaj, ankesa e tij duhet të miratohet dhe t'i jepet leja e qëndrimit"

Në shkurt të vitit 2005, një 30-vjeçar me shtetësi kosovare kishte qëlluar për vdekje një grek 38-vjeçar, nga afërsia prej dy metrash. Kunati i tij ishte përfshirë më parë në një sherr me grekun. Gjatë gjykimit, prokurori e pati cilësuar aktin si një “ekzekutim të mirëfilltë”. Më vonë, në vitin 2010 autori është dënuar me njëmbëdhjetë vjet burg për vrasje me dashje dhe me dëbim nga vendi, pas vuajtjes së dënimit.
Ajo që nuk dihej më parë është se ai ishte liruar nga burgu në korrik 2012 dhe ishte deportuar në Prishtinë, transmeton albinfo.ch. Në atë kohë, 37-vjeçarit i është hequr leja e qëndrimit dhe është vendosur ndalimi i kthimit në Zvicër. Kosovari tashmë 50-vjeçar së fundmi ka marrë një leje të re qëndrimi.
Pavarësisht ndalimit të hyrjes në Zvicër që kishte i dënuari, ai ka qëndruar në Zvicër gjithsej 17 herë midis viteve 2012 – 2022, shkruan “Tages-Anzeiger”. Siç shihet edhe nga vendimi i gjykatës administrative, të gjitha këto vizita janë miratuar nga autoritetet zvicerane, si për “raste të veçanta”. Pas lindjes së fëmijës së tij të tretë, në vitin 2013 atij i ishte dhënë një i ashtuquajtur “pezullim” i dënimit me dëbim. Pas kësaj ai ka vizituar familjen e tij që jetonte në Zvicër dy herë në vit.
Kur ai po vizitonte familjen e tij, e cila tani jetonte në kantonin e Cyrihut, në shtator të vitit 2022, ai aplikoi për një leje qëndrimi si pjesë e bashkimit familjar. Zyra e Migracionit e Cyrihut e refuzoi kërkesën dhe i kërkoi atij të largohej nga Zvicra deri më 2 gusht 2023. Ankesa e tij me këtë rast u refuzua nga drejtoria kantonale e sigurisë.
Megjithatë, Gjykata Administrative e Cyrihut miratoi ankesën e tij. Fillimisht ajo pezulloi ekzekutimin e dëbimit të kosovarit dhe tani ka arritur në përfundimin se ai kishte pasur sjellje “të patëmetë” jo vetëm sa ishte në burg, por edhe në dymbëdhjetë vitet në të cilat ai jetoi përsëri i lirë, përcjell albinfo.ch. Prandaj, rreziku i pësëritjes së dhunës (recidivizmit) mund të injorohet.
Gjykata Administrative e konsideroi pozitiv faktin që gruaja e tij dhe fëmijët e tyre e kanë vizituar atë në Kosovë. Përveç kësaj, ai ka një vend pune të përhershme që nga janari i vitit 2023, gjë që i mundësoi gruas së tij të mos varej më nga mirëqenia sociale. Prandaj, ankesa e tij duhet të miratohet dhe zyra e migracionit duhet t’i lëshojë atij një leje qëndrimi.
Aktgjykimi është i plotfuqishëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri Bëhet e ditur se autori i vrasjes së shqiptarit B.D, i cili u gjet i pajetë...
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
Jeta në Zvicër
-
Për një vit, gati 43 milionë fjetje në hotelet zvicerane Rekord, niveli më i lartë për mbi 50 vjet....
-
Shitja e një apartamenti është gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në Ticino
-
Banorët e Brienzit lejohen të kthehen në shtëpi gjatë fundjavave
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Qeveria zvicerane synon të zbusë standardet për shpërndarjen e postës