Lajme
20 vjet në shërbim të së mirës
Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë shënoi 20-vjetorin e themelimit të saj
Manifestimi jubilar i 20-vjetorit të themelimit të qendrës filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe me lexim nga Kurani nga lexuesi i mirënjohur me renome botërore, hafiz.Xhelal ef.Kaloshi dhe më pas u shfaq filmin dokumentar për historikun e Qendrës.
Mbrëmja e së shtunës vërtet ishte e veçantë dhe me mysafirë të shumtë nga shumë qytete të Zvicrës.
Me prezencën e tyre na nderuan përfaqësuesit e institucioneve komunale zvicerane, si:
Zonja Lubna Laabar, kryetare e Komunës në Chavannes-près-Renens, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, zonja Morella Frutiger Larqué, sekretare gjenerale në Komunën e Lozanës dhe drejtoreshë për kulturë dhe urbanizëm në Komunën e Lozanës, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, z.Oumar Niang, kryetari i kuvendit komunal në Komunën e Renens, z.Silvo Bellin, zyrtar policor, Dr. Gjenis Haxhimemeti, diplomat në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, ku patën rastin të mbajnë fjalë rasti para të pranishmëve.
Po ashtu me prezencën e tyre e bënë edhe më të veçantë këtë manifestim jubilar, personalitete të shumta si, Dr. Bashkim Iseni, drejtor i zyrës së integrimit në Komunën e Lozanës, Hafiz Mehas ef.Alija, kryetar i Komunitetit Musliman në Zvicër, z.Azir Jusufi, kryetar i Kuvendit të KMSHZ, Mr.Ekrem ef.Simnica, drejtor për diasporë pranë Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Dr.Selver ef.Xhemaili – Drejtor për diasporë pranë Bashkësisë Fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Muhamed ef.Sytari – Myfti i Shkodrës, hafizi i njohur me përmasa ndërkombëtare Xhelal ef.Kalosh, vëllezërit Xhemail dhe Saabedin Nuhiu nga Shkupi, z. Arsim Fazliu – Artist nga Tetova i cili u paraqit me dy monologe, Dr.Bashkim ef.Aliu – imam në xhamin e Sebbach dhe anëtarë i kryesisë në KMSHZ dhe FIDS, z.Sherif Tupani nga Friburgu, anëtar i kryesisë në KMSHZ, Mr.Nehat ef.Ismaili – imam në xhamin e Bardhë në Aarburg, Mr.Rijad ef.Aliu – imam në Xhamin Dituria në Gjenevë, Sadat ef.Sylejmani – Imam në xhamin e Sionit, Emin ef.Odai – imam në xhami Ebu Bekër Es-sidik në Bien, Mr.Emin ef.Mirsimi – imam në xhamin Drita në Moudon, Mr.Mustaf Veseli kryetar i xhamisë në Bien, z.Avdyl Bekteshi kryetar i xhamisë Dituria në Gjenevë, Dr. Gëzim Dushi – kirurg i njohur, Mr. Musa Kamenica – këshilltar në kuvendin komunal në Lozanë, Mr. Driton Kajtazi – drejtor i ISEAL, z. Migjen Kajtazi, z. Naim Smakiqi -këshilltar komunal në komunën e Renens i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja Liridona Saraqi, po ashtu këshilltare në komunën e Renens, z. Jeton Hoxha, këshilltar në komunën e Renens, zonja Luljeta Hajzeri-Krasniqi nga IPER, afaristë të shumtë dhe shumë kryetarë dhe kryesi të xhamive në Zvicër.
Imami, njëherësh kryetar i Qendrës Fehim ef.Abazi në fjalën përshëndetëse të tij i përshëndeti të pranishmit dhe njëherësh ju dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi për prezencën e tyre.
Udhëheqës i manifestimit jubilar ishte dr. Zenel Hajrizi – gazetar në RTK dhe zonj.Verona Ibriçi.
Numri i pjesëmarrësve ishte mbi 550 persona.
Në fund u shpërndan mirënjohje për themeluesit e Qendrës dhe për donatorët e këtij manifestimi jubilar.
Lozanë,
17.12.2022
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve