Shkurt.ch
20 vjet burg tre shqiptarëve, për plaçkitje trezorësh
Procesi është zhvilluar nën masa të forta sigurie për shkak të frikës nga një “aksion për çlirimin” e të akuzuarve
Gjykata e Landit në Landshut u ka shqiptuar dënime prej gjithsej 20 vitesh burg 3 shqiptarëve, pjesëtarë të një bande plaçkitësish të trezorëve.
Bekim B., një pronar 40 vjeçar kafiterie nga Erdingu është dënuar me 7.5 vjet burg, për gjashtë raste të vjedhjes së rëndë banditeske, një përpjekje për vjedhje të rëndë dhe për dëme të shkaktuara materiale. Depoisti 40 vjeçar Vilson G., po ashtu nga Erdingu është dënuar me 6 vjet e 3 muaj burg ndërsa tekniku Agron G., ka marrë dënimin me 5 vjet e gjashtë muaj. Të dy këta janë dënuar po ashtu për vjedhje të rëndë dhe për shkaktim dëmi material.
Akuza fillimisht ngarkonte 11 pjesëtarë të bandës për gjithsej 50 raste të vjedhjes banditeske dhe shkaktim dëmesh materiale. Preja që kishin plaçkituar ata vlerësohej rreth 450 mijë euro ndërsa dëmi i shkaktuar rreth 200 mijë euro. Ata kishin vjedhur, kryesisht duke thyer trezorët, në seli firmash dhe fabrikash të ndryshme në një regjion të gjerë të Gjermanisë.
Vitin e kaluar qenë dënuar 7 pjesëtarë tjerë të bandës së njëjtë në dy procese të ndryshme gjyqësore. Ata ishin dënuar me 20 vjet burg.
Procesi i fundit gjyqësor, që ka përfunduar të mërkurën, ka zgjatur 1 vjet ndërsa akuza për këtë pjesë konsiston në 6 vjedhje banditeske dhe një vjedhje Të thjeshtë”. Preja e vjedhur vlerësohet 135 mijë euro ndërsa dëmi i shkaktuar rreth 24 mijë euro, shkruan Wochenblatt.de.
Shpallja e vendimeve gjyqësore është zhvilluar nën masa të forta sigurie për shkakun se ishte përhapur fjala për mundësinë e një “aksioni për çlirimin” e personave ndaj të cilëve zhvillohej procesi gjyqësor.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve