Kosova
BE me 20 vëzhgues afatgjatë në Kosovë
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE-ja njofton se ka dërguar 20 vëzhgues afatgjatë të cilët do të monitorojnë edhe fushatën zgjedhore në të gjithë Kosovën, transmeton albinfo.ch.
Zëvendës Shefi i Misionit, Marian Gabriel, u përshëndet me 20 vëzhgues afatgjatë (LTO), të cilët u nisën nga qendra e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve sot në mëngjes për në zonat e tyre të caktuara nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
“Roli ynë është të zbatojmë të një vëzhgim gjithëpërfshirës të të gjithë procesit zgjedhor në të gjitha pjesët e Kosovës. Përveç ekipit bazë nga tetë ekspertë që janë të vendosur në Prishtinë, 20 vëzhgues afatgjatë do të dërgohen në ekipe me nga dy vetë nëpër Kosovë për të vëzhguar procesin zgjedhor në të gjitha 38 komunat”, tha Marian Gabriel.
Vëzhgimi i tyre do të fokusohet në aktivitetet e fushatës së kandidatëve dhe partive politike, mbulimin në media dhe përgatitjen për votim.
Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, ekipit bazë dhe 20 vëzhguesve afatgjatë do t’u bashkohen edhe 42 vëzhgues afatshkurtër dhe vëzhgues afatshkurtër të rekrutuar lokalisht nga shtetet anëtare të BE-së bashkë me Norvegjinë dhe Zvicrën, duke ngritur numrin total në rreth 100.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










