Lajme
20 të infektuar në barin “Tesla” të pronarit serb, në Aargau
Ky bar është në pronësi dhe nën menaxhim të personave me kombësi serbe. Në faqe të ndryshme të facebook-ut mund të lexohet se emri i barit i është kushtuar "shkencëtarit të madh serb, Nikola Tesla"
Ka ndodhur edhe një shpërthim i madh i koronavirusit. Kësaj radhe në kantonin e Aargau, siç raporton gazeta Aargauer Zeitung. Mjekja përgjegjëse e kantonit Yvonne Hummel ka konfirmuar këtë lajm edhe për transmetuesin Tele M1: “Ne jemi vënë në dijeni sot se rreth 20 njerëz janë infektuar në bar “Tesla” në Spreitenbach gjatë një mbrëmje”.
Gjithsej në bar kanë qenë rreth njëqind njerëz, transmeton albinfo.ch.
Tani janë duke u zhvilluar sqarimet, në mënyrë që të mund të konstatohen dhe të informohen personat e kontaktit.
Edhe vetë menaxheri i lokalit është infektuar me virusin Corona, siç e thotë ai në një intervistë për Blick. Ai dhe të gjithë punonjësit e tij tani janë në karantinë për dhjetë ditë, përcjell albinfo.ch. “Bari mbetet i mbyllur”, ka thënë ai.
Siç merr vesh albinfo.ch, ky bar është në pronësi dhe nën menaxhim të personave me kombësi serbe. Në faqe të ndryshme të facebook-ut mund të lexohet se emri i barit i është kushtuar “shkencëtarit të madh serb, Nikola Tesla”. Po ashtu në një vend të dukshëm në lokal është vendosur portreti i Nikola Teslës.
Po kështu ehde njoftimi për rastin, gjegjësisht mbylljen e përkohshme të barit, i vendosur në portën e lokalit, është shkruar në gjuhën serbe dhe në atë gjermane
Autoritetet e Kantonit Aargau e vënë në lidhje këtë shpërthim infeksionesh me vatrën tjetër të madhe të shpërthimit, që u konstatua ditë më parë, në një klub – diskotekë në Cyrih.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













