Shqipëria

20 mijë doza AstraZeneca mbërrijnë në Shqipëri nga Kroacia

20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri falë mbështetjes së Kroacisë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu shkruan se qeveria është e vendosur të çojë përpara planin kombëtar të vaksinimit për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari  ndërsa 1,699,410 vaksina antiCOVID  kanë mbërritur deri tani në vend.