Bota

20% më shumë refugjatë se shifra zyrtare prej 600 mijë

Nga janari deri në shtatorin e këtij viti, në Gjermani kanë hyrë rreth 600 mijë refugjatë. Këtë shifër e ka publikuar gazeta “Bild am Sonntag”, duke iu referuar një njoftimi që Ministriua e Brendshme e Gjeermanisë ia ka dorëzuar Komisionit Evropian.
Por, konstaton gazeta, numri i vërtetë është rreth 20 për qind më i lartë se i përmenduri. Këtë pohim ajo e mbështet në deklarimet e ardhura nga “qarqet qeveritare”. Arsyeja për këtë diferencë në numra qëndron në faktin se mijëra refugjatë në Gjermani kanë hyrë ehde përmes “kufirit të gjelbër”, gjegjësisht nuk janë as të regjistruar.
Policia Federale, në kufirin shumë të frekuentuar në mes të Austrisë dhe Gjermanisë (në landin e Bavarisë) bën kontrollim vetëm të bazuar në mostra dhe jo kontrollim sistematik. Në këtë mënyrë vetëm rreth 10 për qind e refugjatëve i nënshtrohen kontrollit dhe regjistrohen në mënyrë të rregullt.