Bota
20 bankat kryesore evropiane ruajtën 1/4 e fitimeve nëpër oaza taksash
Bankat më të mëdha evropiane rëndojnë buxhetet shtetërore për ruajtjen e miliardave të tyre që i fituan nga oazat tatimore, transmetojnë mediat evropiane rezultatet e hulumtimit të organizatës ndërkombëtare «Oxfam».
Në vitin 2015 nga oazat e taksave përfunduan 25 miliardë, sipas raportit të vlerësuar nga «Oxfam», “Hapja e retrovizorëve”, raporton EUobserver.
Kjo do të thotë më pak para në buxhetin e shtetit për financimin e nevojave publike, të tilla si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, thotë raporti.
Raporti Oxfam ka publikuar rezultatet e një studimi që përfshinte 20 bankat më të mëdha në Evropë, duke përfshirë UniCredit dhe Intesa Sanpaolo të Italisë, Deutsche Bank dhe Commerzbank të Gjermanisë, Societe Generale dhe Credit Agricole nga Franca, Santander dhe BBVA spanjolle dhe ato britanike: HSBC, Barclays, RBS dhe Lloyds Bank.
Oxfam gjeti se Luksemburgu ende është ndër vendet më fitimprurëse nga oazat tatimore. Kështu Suedia ka ndihmuar bankat vetëm në vitin 2015 me 4.9 miliardë euro.
Banka britanike Barclays, e pesta në Evropë nga madhësia, raportoi në Luksemburg më shumë se gjysmë miliardi euro fitim dhe tatimin e paguar në një normë prej 0.2 për qind.
Oxfam erdhi te këto informacione në saje të rregullave të Bashkimit Evropian (BE) që detyrojnë bankat të publikojnë të dhënat mbi fitimet dhe taksat. Mbledhja e të dhënave në këtë organizatë humanitare ka gjetur se bankat evropiane nuk paguajnë taksat mbi fitimet nga oazat e taksave, të tilla si Bermuda, Ishujt Kajman.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’