Shkurt.ch
20.000 veta kundër centraleve atomike
Kjo ka qenë protesta më e madhe antibërthamore në Zvicër që nga koha e Çernobilit, në vitin 1986, kur kishin protestuar 35.000 veta
Sot, në regjionin rreth centralit atomik Beznau, në kantonin Argau është mbajtur një demonstratë e madhe kundër energjisë atomike. Policia vlerëson se në demonstratë kanë marrë pjesë rreh 20 mijë veta, njofton drs.ch. Nga anë të ndyrshme të Zvicrës ishin nisur edhe trena specialë me kundërshtarë, të rinj dhe të vjetër, të energjisë atomike.
Kjo ka qenë protesta më e madhe antibërthamore në Zvicër që nga koha e Çernobilit, në vitin 1986, kur kishin protestuar 35.000 veta. Është vlerësuar se numri i madh i protestuesve është shenjë me rëndësi për të ardhmen politike të Zvicrës.
Pjesëmarrësit kanë kërkuar braktisje të energjisë bërthamore dhe mbyllje të centraleve të vjetra atomike. Në vend të tyre ata kanë kërkuar që të stimulohen më shumë burimet e energjisë së përtëritshme.
Në organizim të demonstratës kanë qenë rreth 150 organizata të majta dhe të mjedisit, nga Zvicra dhe nga vendet kufitare me Zvicrën.
Deputeti nacional nga të gjelbrit, Gerry Müller është shprehur me këtë rast se në këtë demonstratë po shohim një rilindje të bukur të lëvizjes antibërthamore.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete Fillimi i dimrit në ultësira ka gjunjëzuar transportin publik. Situata është normalizuar që nga e premtja,...
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq