Shqipëria
2-vjeçari shqiptar dërgohet i vdekur në spital, konsumoi raki aksidentalisht
Dyshohet se rakia i shkaktoi vdekjen
Një fëmijë dy vjeç ka ndërruar jetë këtë të premte në Devoll dhe shkak dyshohet të jetë bërë një pije alkoolike që e ka konsumuar aksidentalisht, përcjell albinfo.ch.
Kur është dërguar në spitalin e Bilishtit, djali ka qenë pa shenja jete.
Sipas të dhënave paraprake nga mjekët, dyshohet se ai ka pirë raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Njoftimi i policisë:
Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026