Lajme

2 policë të vrarë në Francë, ngjarja ndodhi sikurse në filma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, këtë të martë, në Francë. Mediat vendase raportojnë se dy policë kanë mbetur të vdekur, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur, teksa ishin duke shoqëruar një të burgosur.

Furgoni me të cilën po transportohej i burgosuri nga burgu në drejtim të gjykatës është përplasur fillimisht nga një automjet pranë zonës ku kryhej pagesa e autostradës Incarville, midis Rouen dhe Evreux. Më pas, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të policëve duke lënë të vdekur dy prej tyre, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. I burgosuri arriti të arratisej së bashku me personat që e ndihmuan në këtë ngjarje tejet të rëndë.

Personi që po transportohej në gjykatë ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe po shkonte për të dhënë dëshminë e tij mbi një vrasje të mbetur në tentativë. Ai është 30 vjeç dhe të martën e kaluar ishte dënuar me 18 muaj burg për vjedhje në supermarkete dhe dyqane në periferi të qytetit Evreux, midis gushtit dhe tetorit 2019.

Ai u dënua edhe për një tentativë vrasjeje në Saint-Etienne-de-Rouvray dhe është gjithashtu nën hetim në Marsejë për një vrasje të kryer më 17 qershor 2022 në Aubagne.

Video:

http://par quatre hommes armés. Les assaillants se sont enfuis avec le détenu Mohamed A., connu pour tentative d’homicide et trafic de stupéfiants. 3 agents… https://t.co/OtlHoI3Y0b” / X (twitter.com)