Maqedonia

2 milionë pasagjerë udhëtuan nga aeroportet e Maqedonisë

Në 2017 “Wizz Air” ishte linja ajrore kryesore me kosto të ulët në Maqedoni, duke transportuar 1.2 milionë pasagjerë të Maqedonisë, një rritje prej 20 për qind në vit duke mbështetur 900 vende pune lokale në industritë e lidhura me aviacionin, lajmërojnë mediat në Shkup.

Kompania informoi se gjatë vitit “Wizz Air” ka zgjeruar flotën e saj në Shkup me katër avionë dhe futi katër linja ajrore të reja nga kryeqyteti i Budapestit në Maqedoni, Maltë, Romë dhe Vaxjo, përcjell albinfo.ch.

Me linjë të sapo shpallur të Ohrit  për në Vjenë “Wizz Air” tani ofron 30 destinacione me kosto të ulët në 14 vende nga të dy aeroportet në Maqedoni, në Shkup dhe Ohër.

“Wizz Air” njoftoi se gjatë vitit 2017 ka pasur një numër rekord të udhëtarëve nga aeroportet e Maqedonisë.

TAV Maqedonia përfundoi 2017 me 2 milionë pasagjerë (2,027,344) në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, një rritje prej 13 për qind krahasuar me vitin 2016. Në të njëjtën kohë rritja e trafikut ajror të pasagjerëve, numri i përgjithshëm i fluturimeve në aeroportet në Shkup dhe Ohër u rrit me 7 për qind, duke arritur në 18,130 fluturime në 2017.