Lajme
2 milionë familje në Itali, në varfëri energjetike
Në vitin 2022 varfëria energjetike në Itali në mesin e familjeve të shtresave të mesme u rrit, ndërkohë që është ulur tek grupet më të dobëta. Numri i familjeve në varfëri energjetike arrin në 2 milionë, e barabartë me 7,7% të totalit.
Rezultati bazohet në studimin “Evolucioni i varfërisë energjetike në Itali”, i kryer nga Observatori Italian mbi Varfërinë Energjetike “Oipe” dhe i prezantuar në bashkëpunim me “Fondazione Banco dell’Energia”, një organizatë jofitimprurëse që mbështet familjet në situata të vështira ekonomike dhe sociale.
Studimi i “Oipe” zbulon se të gjitha familjet janë prekur nga rritja e çmimit të energjisë, por në mënyra të ndryshme.
Në vitin 2022 pati një rritje të çmimeve prej 500 euro krahasuar me vitin 2021, çka e çon shpenzimin mesatar vjetor për energji elektrike dhe ngrohje nga familjet në 1915 euro.
Megjithatë, vetëm për ngrohjen, shpenzimet u rritën me 29%, të moderuara edhe nga rritja e përgjithshme e temperaturave.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë