Bota
2 mijë euro për të jetuar në këtë vend në Itali
Për çdo beqar që vendos të vijë në qytet jepen 800 euro; 1.200 për çifte; 1.500 për familje me 3 pjesëtarë dhe mbi 2.000 euro për familje me 4 apo 5 pjesëtarë
Qyteza mesatare Candela në Itali, ka vetëm 2700 banorë, dhe kryebashkiaku i kësaj qyteze, Nicola Gatta është i gatshëm të paguajë kush vjen për të jetuar në këtë vend.
Për të rikthyer madhështinë e humbur të qytetit, kryebashkiaku ofron deri në 2.000 euro për të inkurajuar njerëzit të zhvendosen atje, raporton “TCH”.
Të rinjtë largohen për të kërkuar një të ardhme më të mirë, diku tjetër, duke lënë pas të vjetrit, përcjell albinfo.ch.
Ka dhjetëra shtëpi të bardha, me tarraca panoramike dhe ballkone që janë të zbrazura, në pritje të banorëve të rinj.
Për të joshur banorët e rinj, mes tyre edhe të huaj, Këshilli lokal ka hapur arkat, me shpresën se do të rizgjojë qytetin. Për çdo beqar që vendos të vijë në qytet jepen 800 euro; 1.200 për çifte; 1.500 për familje me 3 pjesëtarë dhe mbi 2.000 euro për familje me 4 apo 5 pjesëtarë. Përveç këtyre pagesave ofrohen edhe një sërë favoresh të tjera në taksa, kujdes shëndetësor apo kujdesin e fëmijëve.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?